Politike

Shqipëria 11 vite në NATO/ Bushati: Është dita të falënderojmë SHBA-në dhe aleatët europianë për mbështetjen

4 Prill 2020, 10:50 Nga DOSJA
Shqipëria 11 vite në NATO/ Bushati: Është dita të

Tiranë- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për përvjetorin e 11-të anëtarësisht të Shqipërisë në NATO. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bushati shprehet se sot është dita që të falënderojmë SHBA dhe aleatët europianë për mbështetjen e pakushtëzuar në këtë rrugëtim.

“Përvjetori i 11-të i anëtarësimit tonë në #NATO përkon me 71 vjetorin e Aleancës! Sot #NATO mbron dhe promovon vlerat tona të përbashkëta, si mekanizmi garantues i arkitekturës së sigurisë europiane dhe kontribues në shumë misione paqeruajtëse në pika të ndryshme të botës. #NeJemiNATO”, shprehet Bushati.

Reagimi: 

Më 4 Prill të vitit 2009, Shqipëria u bë vend anëtar i NATO-s, Aleancës më të fuqishme politike dhe ushtarake në histori. Anëtarësimi në NATO nuk ishte thjesht investim në më shumë siguri, por mbi të gjitha shprehje e përkatësisë euro-atlantike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Procesi i anëtarësimit në NATO ishte produkt i konsensusit të gjerë politik që mundësoi ndër vite reforma të rëndësishme në fushën e së drejtës, sigurisë dhe modernizimit të ushtrisë.

Anëtarësimi në NATO është një arritje historike. Ndaj, sot është dita të falenderojmë e të shprehim mirënjohjen për të gjithë ato që kontribuan për këtë arritje. Më posaçërisht, burrat dhe gratë e Forcave tona të Armatosura, që edhe sot janë në vijën e parë të frontit në misionet jashtë vendit, por edhe brenda vendit në situatën e krijuar prej virusit vdekjeprurës. Burrat dhe gratë e shërbimit të jashtëm, profesionalizmi dhe përkushtimi i të cilëve mbajnë diplomacinë shqiptare. Burrat dhe gratë e shërbimit civil si shtylla kurrizore e konceptimit dhe zbatimit të reformave. Sot është dita të falenderojmë gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët europianë për mbështetjen e pakushtëzuar në këtë rrugëtim.

Përvjetori i 11-të i anëtarësimit tonë në #NATO përkon me 71 vjetorin e Aleancës! Sot #NATO mbron dhe promovon vlerat tona të përbashkëta, si mekanizmi garantues i arkitekturës së sigurisë europiane dhe kontribues në shumë misione paqeruajtëse në pika të ndryshme të botës. #NeJemiNATO

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 11 vjetori i anëtarërimit në nato ditmir bushati 11 vjetori i anëtarërimit në nato ditmir bushati

Sondazh

Poll