Bota

Dhjetëra mjekë humbin betejën me Covid-19, shkon në 73 numri i mjekëve të vdekur në Itali

3 Prill 2020, 13:23 Nga DOSJA
Dhjetëra mjekë humbin betejën me Covid-19, shkon në 73 numri

ITALI-Koronavirusi nuk ka kursyer as lider, Mbretër e as vetë mjekët e infermierët që janë në frontin e parë të kësaj lufte. Në Itali mes shumë viktimave nga Covid-19 kanë humbur jetën edhe dhjetëra mjekë.

Deri më tani në të gjithë Italinë kanë humbur jetën 73 mjekë e infermierë te cilët nuk kanë mundur t’i bejne ballë kësaj lufte te ashpër.

Rritja e kësaj liste të mjekëve te vdekur në Itali ka shtuar akoma vështirësinë e situatës së koronavirusit në vend.

Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro është shprehur se tashmë është e konfirmuar ngadalësimi i përhapjes së koronavirusit

Në konferencën e përditshme epidemiologjike për shtyp epidemiologjike, Brusaferro tha: Nuk ka asnjë zone në Itali që virusi nuk po qarkullon, në 19 zona qarkullimi është ende i lartë.

Ndërsa sa i takon të ashtuquajturës faza 2, ai tha se kalimi në këtë fazë duhet të jetë gradual për të minimizuar rrezikun e pandemisë.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53,238. Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,915. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 125 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 16 persona kanë ndërruar jetë

Burimi:  Repubblica.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali silvio brusaferro koronavirusi ne itali silvio brusaferro

Sondazh

Poll