Bota

Trump pretendon se SHBA po teston më shumë njerëz se çdo vend tjetër: 100,000 teste të Covid-19 në ditë

3 Prill 2020, 12:04 Nga DOSJA
Trump pretendon se SHBA po teston më shumë njerëz se çdo

SHBA– Presidenti amerikan gjatë konferencës mbrëmjen e së enjtes me grupin e punës për koronavirusin, theksoi sërish që Shtetet e Bashkuara kanë bërë më shumë testime se çdo vend tjetër.

“Tani ne po kryejmë mbi 100,000 teste të koronavirusit në ditë. Shkon mbi 100,000 teste në ditë. Dhe këto janë teste të sakta që po bëhen me ritme të shpejta.”– tha Trump.

Gjatë konferencës Zëvendës Presidenti Pence tha se më shumë se 1.2 milion teste janë kryer për qytetarët amerikanë. Duke pasur parasysh popullsinë e ShBA-së (rreth 327 milion), është afërsisht kryhet një test në çdo 273 njerëz.

Kjo është mënyra më e mirë krahasuar me Britaninë e cila bën një test në çdo 404 njerëz. Popullsia e SHBA është rreth 66 milion, dhe ka testuar deri më  tani 163,194 njerëz.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53,238. Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,915. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 125 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 16 persona kanë ndërruar jetë

Burimi: npr.org

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2020, 10:27

SHBA- Bisedë me znj .Armida Bahja-Hoxha nga Huston i Texasit në SHBA Infermierja Armida Bahja-Hoxha e cila është në javën e fundit të muajit të nëntë vazhdon t’...