Bota

Angela Merkel del nga karantina, i kthehet punës në zyrë

3 Prill 2020, 12:15 Nga DOSJA
Angela Merkel del nga karantina, i kthehet punës në zyrë

BERLIN– Kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e sotme është kthyer në zyrën e saj në Berlin pas dy javësh e izoluar në shtëpi.

Ndërkohë Merkel do të vazhdojë të respektojë rregullat e distancës sociale dhe të udhëheqë vendin përmes tele konferencave dhe videove si para dy javëve.

“Fatmirësisht kancelarja rezultoi negative disa herë në testin e COVID-19 rë.  Tani ajo vazhdon puna normalisht nga zyra.”– tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.

Liderja 65-vjeçare u izolua në banesën e saj në Berlin pasi mësoi në 22 mars se një mjek që ajo kishte takuar ishte i infektuar nga koronavirusi.

Pavarësisht se ishte e izoluar Merkel vazhdoi të punonte dhe zhvilloi takime qeveritare përmes lidhjeve me kamer.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53,238. Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,915. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 125 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 16 persona kanë ndërruar jetë

Burimi:  nbcnews

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel koronavirusi ne gjermani angela merkel koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2020, 10:27

SHBA- Bisedë me znj .Armida Bahja-Hoxha nga Huston i Texasit në SHBA Infermierja Armida Bahja-Hoxha e cila është në javën e fundit të muajit të nëntë vazhdon t’...