Bota

“Kryeministri ka ethe dhe temperaturë,” Boris Johnson ende në karantinë nga COVID-19

3 Prill 2020, 12:38 Nga DOSJA
“Kryeministri ka ethe dhe temperaturë,” Boris Johnson ende

BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili rezultoi i prekur nga koronavirusi më 26 mars, nuk mund të dalë jashtë karantinës ditën e sotme ka konfirmuar një zëdhënës i Downing Street.

 “Kryeministri ka ende ethe dhe temperaturë të lartë.“- tha ai.

Ndërkohë gjatë kësaj kohe ai ka thënë se ka vijuar mbledhjet me stafin e tij onlin e përmes videokonferencave për situatën e vështirë që është krijuar në vend nga Covid-19.

Në mbledhjet e zhvilluara janë mbledhur çdo ditë ministrat kryesorë dhe përfaqësuesit e spitaleve që janë të përfshirë në administrimin e epidemisë, por ende nuk është vendosur një datë për konferencat e përditshme për shtyp, ku do të jepen të dhënat ditore. Ministri i tij i Shëndetësisë, Matt Hancock, rezultoi i infektuar në të njëjtën ditë me Johnson, megjithatë ai është jashtë karantinës ditën e sotme.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne britani boris johnson koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2020, 10:27

SHBA- Bisedë me znj .Armida Bahja-Hoxha nga Huston i Texasit në SHBA Infermierja Armida Bahja-Hoxha e cila është në javën e fundit të muajit të nëntë vazhdon t’...