Bota

Infermierja 36-vjeçare në Britani vdes nga Covid-19, në spitalin ku punoi për 16 vjet

3 Prill 2020, 11:28 Nga DOSJA
Infermierja 36-vjeçare në Britani vdes nga Covid-19, në

BRITANI E MADHE- Koronavirusi i përhapur në mbarë botën ka vrarë edhe shumë mjekë e infermierë, pasi ata janë  në frontin e parë të kësaj lufte.

Së fundmi një infermjere 36-vjeçare ka vdekur si shkak i infektimit nga koronavirusi. Ajo quhet Areema Nasreen, dhe sipas mediave të huaja mësohet se ajo ka vdekur pas mesnate, ndërkohë që ishte në kujdesin intensiv në spitalin Walsall Manor në West Midlands, ku dhe kishte punuar për 16 vjet  me rradhë.

Infermierja 36-vjeçare ishte nënë e tre fëmijëve të cilës i ishin shfaqur shenjat e para të koronavirus prej datës 13 mars, si dhimbje trupi, temperaturë të lartë dhe kollë, simptoma këto që janë evidentuar tek shumë njerëz të infktuar nga COVID-19.

Ajo kishte rezultuar pozitive një javë pas shfaqjes së shenjave, ku menjëherë gjendja e saj kishte nisur të përkeqësohet.

Vdekja e infermjeres vjen pas publikimit të shifrës së lartë të viktimave nga COVID-19 në Britaninë e Madhe, ku me 569 të vdekurit numri i përgjithshëm i  viktimave shkoi në 2.921.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53,238. Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,915. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 125 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 16 persona kanë ndërruar jetë

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota areema nasreen koronavirusi ne britani areema nasreen koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2020, 10:27

SHBA- Bisedë me znj .Armida Bahja-Hoxha nga Huston i Texasit në SHBA Infermierja Armida Bahja-Hoxha e cila është në javën e fundit të muajit të nëntë vazhdon t’...