Bota

Gjashtë viktima në Kinë nga COVID-19, 35 raste të reja të importuara

3 Prill 2020, 10:35 Nga DOSJA
Gjashtë viktima në Kinë nga COVID-19, 35 raste të reja

KINË– Kina raportoi 35 raste të reja të importuara të koronavirusit, ndërsa numri i vdekjeve nga infeksionet COVID1-9 u rrit në 3.318 pasi gjashtë vdekje të tjera u konfirmuan ditën e mërkurë, thanë zyrtarët shëndetësor ditën e djeshme.

Lajmi është bërë me dije nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC) në raportin e tij të përditshëm.

Por përveç rasteve të impotuara në vend nuk është raportuar asnjë rast i transmetuar lokalisht nga epiqendra e COVID-19, Wuhani.

Me shtimin e rasteve të reja numri total i të sëmurëve ka shkuar në 721, ndërkohë të gjithë janë duke marrë trajtimin e duhur në spital.

Numri i viktimave tani në Kinë është rritur në 3322,  ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 81620. Të shëruar janë regjistruar 76,500 pacientë.

Ndërkohë si shkak i rasteve të shtuara në Kinë, autoritetet këshillojnë diplomatët e huaj që të ndalojnë së ardhuri në Pekin.

Edhe dy ditë më parë një student kinez që u kthye nga Britania në Wuhan, rezultoi i prekur nga COVID-19, raste këto që shtojnë rrezikun e një tjetër vale të virusit vdekjeprurës.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53,238. Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,915. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 125 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 16 persona kanë ndërruar jetë

Burimi: indiatoday

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2020, 10:27

SHBA- Bisedë me znj .Armida Bahja-Hoxha nga Huston i Texasit në SHBA Infermierja Armida Bahja-Hoxha e cila është në javën e fundit të muajit të nëntë vazhdon t’...