Bota

Koronavirusi nuk ndalon të moshuarën të festojë 100-vjetorin, ajo shpëthen në lot kur familjarët e uruan përmes xhamit t

3 Prill 2020, 11:01 Nga DOSJA
Koronavirusi nuk ndalon të moshuarën të festojë

Festat, argëtimet dhe aktivitet në grupe me shumë njerëz janë ndaluar gjatë këtyre javëve si shkak i  koronavirusit, por këtë gjyshe nuk e ka ndaluar asgjë për të festuar 100-vjetorin e lindjes.

Familjarët e saj  kanë organizuar një festë për të moshuarën që mbushi 1 shekull jetë.

Por njëkohësisht ka qenë edhe një moment prekës sepse për shkak të koronavirusit ata nuk mundën ta uronin prej afër dhe e përshëndetën atë përmes xhamit të dritares.

100-vjeçarja quhet Ellen Wilkinson dhe është cilësuar nga të gjithë si një grua e dashur, e cila kaloi ditën më të veçantë të  jetës së saj e izoluar si shkak i koronavirusit.

Ellen jeton në një azil pleqsh, ku surprizën e parë ia bëri stafi  i azilit e më pas familjarët nga dritarja.

Në disa foto të publikuara nga mediat e huaja shihet që në një moment e moshuara ka shpëthyer në lot, nga  surpriza e të dashurve të saj.

“Ishte një surprizë e bukur këtë mëngjes pasi nuk e prisja. Është e veçantë e gjithë kjo që kanë bërë për mua. Nuk habitem që jam 100 vjeç, pasi unë kurrë nuk kam konsumuar alkool, apo duhan.”- tha ajo mes lotësh.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53,238. Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,915. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 125 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 16 persona kanë ndërruar jetë

Burimi:  Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 100-vjeçarja ellen wilkinson 100-vjeçarja ellen wilkinson

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2020, 10:27

SHBA- Bisedë me znj .Armida Bahja-Hoxha nga Huston i Texasit në SHBA Infermierja Armida Bahja-Hoxha e cila është në javën e fundit të muajit të nëntë vazhdon t’...