Bota

Vdes 5-vjeçarja e infektuar me Covid-19 në Itali, kishte qenë e sëmurë prej kohësh

3 Prill 2020, 09:10 Nga DOSJA
Vdes 5-vjeçarja e infektuar me Covid-19 në Itali, kishte qenë e

ITALI– Ditën e djeshme në Itali një vajzë 5-vjeçare e infektuar nga COVID-19 vdiq në spitalin e Vipitenos në jug të Italisë. Sipas mediave vendase vajza e vogël vuante nga patologji shumë serioze dhe po kurohej prej kohësh.

Por mësohet se gjendja e saj u përkeqësua të mërkurën dhe pas shtrimit në  spital ajo vdiq ditën e djeshme.

Kjo 5-vjeçare është një mes 8 vikitmave të COVID-19 të regjistruara në orët e fundit në Tirolin e Jugut. Ku numri total i viktimave në këtë vend nga COVID-19 ka shkuar në 128. Ndërsa të infektuar numërohen rreth 1,443.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53,238. Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,915.  Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi.  Covid-19  është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 125 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277 dhe 16 persona kanë ndërruar jetë

Burimi: news1

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali vdes 5-vjecarja ne itali koronavirusi ne itali vdes 5-vjecarja ne itali

Sondazh

Poll