Bota

Koronavirusi në Kosovë/ 43 pacientë të shtruar në spital, mes tyre një grua është në gjendje të rëndë

3 Prill 2020, 09:30 Nga DOSJA
Koronavirusi në Kosovë/ 43 pacientë të shtruar në

KOSOVË– Ditën e sotme në Kosovë janë shtruar në spital 43 pacientë të tjerë me Covid-19 në Klinikën Infektive.

Ndërkohë në këtë klinikë pritet të dalin edhe rezultatet për 11 persona të tjerë që janë testuar për koronavirusin. Ndërsa deri dje janë testuar dhe kanë rezultuar negativ 7 raste.

Gjithashtu gjendja e 43 pacientëve të sëmurë me Covid 19 e ndarë sipas vështirësisë së sëmundjes mësohet se mes tyre 36 raste janë në gjendje stabile.  Gjashtë raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Ndërsa pacientja në kujdesin intensiv, e pranuar në spital prej datës 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë shëndetësore.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53,238. Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,915.  Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi.  Covid-19  është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 125 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277 dhe 16 persona kanë ndërruar jetë

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll