Bota

Corona dhe Covid, çifti indian zgjedh këto dy emra për binjakët e porsalindur, tregojnë arsyen e këtij vendimi

3 Prill 2020, 10:29 Nga DOSJA
Corona dhe Covid, çifti indian zgjedh këto dy emra për

INDI– Një çift me qendër në Raipur emëruan binjakët e tyre të porsalindur ‘Corona’ dhe ‘Covid’ teksa lindën gjatë bllokimit të koronavirusit.

Virusi vdekjeprurës ka trembur botën mbarë, por nuk ka penguar çiftin indian që të vendosin këto dy emra të pazakontë për fëmijët e tyre binjakë. Binjakët, një djalë dhe një vajzë kanë lindur më 26-27 Mars në një spital qeveritar në Raipur.

Çifti tha se i vendosën këto dy emra, që t’i kujtonin të gjitha vështirësitë që kaluan në mes të bllokimit nga pandemia e koronavirusit. Megjithatë, ata thanë se edhe mund ta ndryshojnë vendimin e tyre më vonë, dhe t’i riemërtojnë fëmijët.

“Unë u bekova me binjakët, një djalë dhe një vajzë, në orët e para të 27 Marsit. Ne sot i kemi emëruar ata Covid (djalë) dhe Corona (vajzë),”– tha nëna e binjakëve, Preeti Verma.

Nëna 27-vjeçare e të porsalindurve shtoi dhe arsyen e këtij vendimi: “Zgjodhëm këto dy emra pasi u përballëm me disa vështirësi dhe për këtë arsye, burri im dhe unë donim ta bënim ditën të paharrueshme. Në të vërtetë virusi është i rrezikshëm për jetën, por shpërthimi i tij i bëri njerëzit të përqëndrohen tek higjiena dhe ngulitin zakone të tjera të mira. Kështu, ne kemi menduar për këta emra “.

Çifti me origjinë nga Uttar Pradesh, banojnë në një shtëpi me qira në zonën Purani Basti të kryeqytetit shtetëror.

Burimi: India Today

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota binjaket ne indi covid dhe corona covid-19 koronavirusi ne bote te porsalindurit me emrat e vecante binjaket ne indi covid dhe corona covid-19 koronavirusi ne bote te porsalindurit me emrat e vecante

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2020, 10:27

SHBA- Bisedë me znj .Armida Bahja-Hoxha nga Huston i Texasit në SHBA Infermierja Armida Bahja-Hoxha e cila është në javën e fundit të muajit të nëntë vazhdon t’...