Bota

Rritet sërish numri i viktimave në Spanjë, 932 të vdekur në 24 orët e fundit

3 Prill 2020, 09:57 Nga DOSJA
Rritet sërish numri i viktimave në Spanjë, 932 të vdekur

SPANJË– Numri i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit në Spanjë është rritur me 932 gjatë 24 orëve të fundit, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga qeveria spanjolle.

Me 932 viktimat e ditës së fundit numri i të vdekurve shkon në  10.935, vendi i dytë më i prekur pas Italisë.

Ndërsa numri i të infektuarëve në 24 orët e fundit është rregjistruar  5645 duke e çuar numrin total të të sëmurëve në 117,710.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53,238. Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,915. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 125 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277 dhe 16 persona kanë ndërruar jetë

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll