Bota

“A do qëndrojmë në shtëpi edhe me 1 maj?” Borrelli bën paralajmërimin: Faza e dytë nis nga 16 maji

3 Prill 2020, 09:43 Nga DOSJA
“A do qëndrojmë në shtëpi edhe me 1 maj?”

ITALI-Italia është ndër të vetmet vende në botë që është prekur kaq shumë nga COVID-19. Atje shifrat ditore të të vdekurve kanë qenë pothujse çdo ditë 700, përveç rastit më të frikshëm kur u shënuan 969 viktima.

Ndërkohë që italianët janë të izoluar prej më shumë se 1 muaji si shkak i koronavirusit kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borelli ka hedhur poshtë të gjitha njoftimet se Italia do të hapet brenda prillit. Sipas tij italianëve u duhet të qëndrojnë të paktën deri më 1 maj të izoluar në shtëpitë e tyre.

“A do qëndrojmë në shtëpi edhe me 1 maj? Unë besoj se po, nuk është një situatë që do zgjidhet shpejt, duhet të jemi shumë rigorozë. Gjithashtu duhet të ndryshojmë qasjen tonë me kontaktet njerëzore. Jugu po ngrihet, por duhet të jemi absolutisht të kujdesshëm, duke ndjekur udhëzimet e dhëna.“-u shpreh Borrelli.

Ndër të tjera Borelli tha se ekziston mundësia që faza e dytë të nisë nga 16 maji.

“Situata për momentin është e pandryshueshme. Nuk doja të jepja data, por nga 16 maji do kemë të dhëna të mëtejshme pozitive që na këshillojnë të rifillojmë aktivitetet. Kështu do nisim ‘fazën 2’.”- deklaroi ai.

 

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53,238. Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,915. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 125 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277 dhe 16 persona kanë ndërruar jetë

Burimi: Corriere.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angelo borelli koronavirusi ne itali angelo borelli koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll