Aktualitet

Rritet numri i të prekurve në Lezhë/ Zbulohet një vatër e re, nuk dihet se kush e ka infektuar 55-vjeçaren

3 Prill 2020, 11:09 Nga DOSJA
Rritet numri i të prekurve në Lezhë/ Zbulohet një vatër

Lezhë- Ka shkuar në 11 numri i personave të infektuar me COVID-19 në qytetin e Lezhës. Së fundi janë konfirmuar 5 raste të reja në këtë qytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga 5 rastet e konfirmuara 4 prej tyre janë të afërm të një paciente që rezultoi e infektuar disa ditë më parë.  Ndërsa rasti tjetër, është një 55 -vjeçare që akoma nuk ka asnjë informacion se nga mund ta ketë marrë virusin. Ajo dyshohet se është vatër e re infeksioni.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 304 dhe 16 persona kanë ndërruar jetë.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 89. Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja në  Shkodër. Po kështu, harta e rasteve është zgjeruar edhe në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavisuri në shqipëri viktimat e covid ne shqiperi koronavisuri në shqipëri viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll