Aktualitet

COVID-19/ Shqiptarët të pabindur, qëndrojnë grumbull në rrugë dhe bëjnë muhabet, nuk mbajnë radhë nëpër banka

3 Prill 2020, 09:38 Nga DOSJA
COVID-19/ Shqiptarët të pabindur, qëndrojnë grumbull në

Shqipëri- Qytetarët shqiptarë vijojnë të jenë të pabindur. Në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të vendit ata shfaqen në shumë pranë njëri-tjetrit në rrugë, nuk respektojnë ditancimin social dhe janë pa masa mbrojtëse. Siç shihet në fotot e mëposhtme, ata qëndrojnë të grumbulluar në rrugë dhe nuk mbajnë radhë në banka. Qeveria dhe mjekët herë pas here bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra nga qeveria për COVID-19.

Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama ka njoftuar se se duke nisur nga nesër në orën 13:00 deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës, çdo qytetar duhet të qëndrojë në shtëpi. Ndërkohë ata që nuk i binden urdhrit do të ndëshkohen.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 85.  Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës dhe 23 në Fier.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptarët të pabindur viktimat e covid ne shqiperi shqiptarët të pabindur viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll