Aktualitet

Detaje nga Durrësi/ Infektohet çifti i ri, niset me urgjencë drejt Infektivit

3 Prill 2020, 10:41 Nga DOSJA
Detaje nga Durrësi/ Infektohet çifti i ri, niset me urgjencë

Durrës- Detaje të reja kanë dalë për dy personat e fundit të infektuar me COVID-19 në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar një çift i ri.  Ata nuk kanë pasur ndonjë histori udhëtimi kohët fundit dhe ishin të izoluar në banesën e tyre. Çifti i të infektuarve është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv të Tiranës.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 304. 16 persona kanë ndërruar jetë.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 89. Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja në  Shkodër. Po kështu, harta e rasteve është zgjeruar edhe në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll