Aktualitet

Përfitoi nga ‘amnistia e Covid-19’ për të lënë qelinë, i dënuari nga burgu i Durrësit: S’po më lirojnë, s’më

3 Prill 2020, 10:28 Nga DOSJA
Përfitoi nga ‘amnistia e Covid-19’ për të

DURRËS– Një i dënuar në burgun e Durrësit, i cili deklaron se ka përfituar nga amnistia e përkohshme e qeverisë, për të lënë qelinë për të paktën tre muaj, tregon se ky vendim nuk është vënë ende në zbatim. Në një lidhje telefonike për Faxnews, i dënuari shprehet se emri i tij është në listën e qeverisë me më shumë se 600 persona që përfitojnë, por që vendimi nuk është zbatuar për të dhe disa persona të tjerë. Ai shton se askush nga institucioni i burgut nuk i ka dhënë përgjigje.

Përshëndetje, na ka dalë emri që të dalim nga burgu, dhe nuk na japin as një shpjegim dhe asnjë gjë. Kemi përfituar nga lista e shpallur nga qeveria që të dalim për tre muaj, janë dhe dy të tjerë si puna ime, dhe nuk na kanë nxjerrë. Mua më kanë mbetur dhe më pak se tre vite për të vuajtur dënimin, nuk na kanë treguar asgjë, vetëm e kemi mësuar nga jashtë, që na ka dalë emri, dhe nuk na kanë nxcjerrë. Familja është interesuar te komisariati dhe ju kanë thënë që nuk kanë gjë në dorë. Këtu në burg nuk na japin shpjegim fare për Zotin. Takimet na janë mbyllur që prej një muajsh, na janë pezulluar, flasim në telefon me familjarët,”– shprehet i dënuari.

Vetëm pak javë më parë ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se një listë prëj 600 të dënurve do të lënë qelinë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi dhe do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Ajo listoi edhe kushtet që duhet të plotësonin të burgosurit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amnistia per te burgosurit burgu i durresit etila gjoni koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi amnistia per te burgosurit burgu i durresit etila gjoni koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll