Aktualitet

Pagesa e papunësisë/ Ministrja Denaj: Aplikimet kanë filluar, kjo është procedura

3 Prill 2020, 10:19 Nga DOSJA
Pagesa e papunësisë/ Ministrja Denaj: Aplikimet kanë filluar, kjo

Tiranë- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka njoftuar se ka filluar aplikimi për pagesën e papunësisë, si pasojë e situatës së krijuar në vend pas përhapjes së COVID-19. Denaj sqaron se kërkesa bëhet në mënyrë elektronike(https://bit.ly/2JzMv7B )ose përmes postës në adresë të Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive.

Reagimi: 

Në ndihmë të Qytetarëve dhe Bizneseve Fillojnë aplikimet për pagesën e papunësisë në kohën e COVID-19. Ftojmë qytetarët dhe subjektet të përcjellin kërkesën ?për të përfituar ndihmën ekonomike sa dyfishi pagesës standard të papunësisë, pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. ??‍?Kërkesa bëhet në mënyrë elektronike ose përmes postës ?në adresë të Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive Procedurat e mëtejeshme dhe kriteret e aplikimit gjenden në linkun e mëposhtëm ? https://bit.ly/2JzMv7B ? Të gjithë bashkë në luftën kundër COVID19 #QëndronëShtëpi.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ndalohen pagesat e qirave për bizneset e vogla, studentët dhe për të gjithë familjarët të regjistruar në punë, por që kanë ndaluar punën për shkak të masave të marra nga koronavirusi. Ai u shpreh se qiraja e prapambetur do të paguhet në mënyrë propocionale pas muajit maj të këtij viti. Kreu i qeverisë, i quajti “të babëzitur” të gjithë ata qiradhënës që kërkojnë paratë në një kohë ‘lufte’.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anila denaj paga e papunësisë anila denaj paga e papunësisë

Sondazh

Poll