Aktualitet

Kontakti me juristin e infektuar futi në karantinë drejtorin e burgut të Rrogozhinës, komandohet i riu (EMRI)

3 Prill 2020, 11:00 Nga DOSJA
Kontakti me juristin e infektuar futi në karantinë drejtorin e burgut

RROGOZHINË– Genc Fejzullau është komanduar si drejtori i ri i burgut të Rrogozhinës, pasi ai që ishte në këtë pozitë është tashmë në karantinë. Vendimi është marrë ditën e sotme pasi juristi i burgut të Rrogozhinës ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pasi ka marrë përgjigjen e analizave juristi, drejtori i burgut dhe dy policë që kishin pasur kontakt me 40-vjeçarin janë futur në karantinë.

Ndërkohë sot është rënduar bilanci i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri. Lajmi i mirë i ditës së sotme është se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe janë shëruar në total 89 persona. Në total në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 81 persona, 4 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Harta e rasteve është zgjeruar, ku mbizotërojnë 146 raste në Tiranë, por raste të reja ka edhe në Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.  Ajo që është edhe më e rëndë për Shqipërinë është mosha e re e të infektuarve që sipas MSH është mesatarisht 50 vjeç.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i rrogozhines genc fejzullai burgu i rrogozhines genc fejzullai

Sondazh

Poll