Aktualitet

I infektuari në Mirditë është roja i Ujësjellësit, familja e 53-vjeçarit futet në karantinë dhe pret përgjigjen e anal

3 Prill 2020, 10:41 Nga DOSJA
I infektuari në Mirditë është roja i Ujësjellësit,

MIRDITË– Personi i infektuar në Mirditë është një 53-vjeçar, i cili punon si roje në godinën e Ujësjellsit. Mësohet se 53-vjeçari ka marrë përgjigjen e analizave ku ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas kësaj përgjigjeje, e gjithë familja e 53-vjeçarit i është nënshtruar analizave për të parë nëse janë të infketuar me Covid-19 apo jo. Ata janë vetëizoluar në shtëpi dhe po presin rezultatin e analizave.

Ndërkohë në Shqipëri numri total i të infektuarve ka shkuar në 304.  Lajmi i mirë i ditës së sotme është se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shëruar asnjë viktimë dhe janë shëruar në total 89 persona. Në total në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 81 persona, 4 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Rasti i Shkodrës, ku i infektuar mes 12 personave është edhe një fëmijë 13 vjeç, ka risjellë apelin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ruajtur masat e distancimit social, duke theksuar evitimin e takimeve në familje dhe fis.  Harta e rasteve është zgjeruar, ku mbizotërojnë 146 raste në Tiranë, por raste të reja ka edhe në Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.  Ajo që është edhe më e rëndë për Shqipërinë është mosha e re e të infektuarve që sipas MSH është mesatarisht 50 vjeç.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mirdite plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi mirdite plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll