Aktualitet

Të bllokuar në doganën e Kapshticës/ 100 shqiptarë lejohen të futen në tokën shqiptare

3 Prill 2020, 10:01 Nga DOSJA
Të bllokuar në doganën e Kapshticës/ 100 shqiptarë

Korçë- Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në tokën shqiptare nga pika kufitare e Kapshticës 100 emigrantë shqiptarë. Emigrantët ndodheshin prej orësh të bllokuar në këtë pikë kuftare dhe nuk lejoheshin të kalonin kufirin, pas masave të marra për COVID-19.

Drejtoria e Policise Kufitare është shprehur se kjo ka qenë një tolerancë e fundit e treguar nga dogana shqiptare, pasi nga sot dhe ditët në vijim nuk do të lejohet të kalojnë asnjë shtetas pa marrë autorizimin në ambasadën shqiptare që ndodhet në Greqi.

Ndërkohë, në tokën neutrale në pikën doganore të Kakavijës ndodhen edhe dhjetëra shqiptarë të tjerë të bllokuar. Po kështu, shqiptarë të bllokuar ka edhe në kufirin me Malin e Zi.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi, se Shqipëria pas përhapjes së COVID-19,  nuk e ka luksin për të hapur kufirin. Kreu i qeverisë iu bëri thirrje shqiptarëve që të qëndojnë në vendet ku janë, pasi është i pamundur kthimi i tyre në atdhe.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet e bllokuar emigrantet e bllokuar

Sondazh

Poll