Bota

Kthehet në karantinë fshati në Kosovë, izolohet për shkak të koronavirusit

3 Prill 2020, 08:22 Nga DOSJA
Kthehet në karantinë fshati në Kosovë, izolohet për

KOSOVË– Fshati Korishë në Kosovë është kthyer në karantinë për shkka të një rasti të identifikuar me koronavirus. Mediet lokale shkruajnë se policia ka ngritur gjashtë pika kontrolli në këtë fshat me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Fshati do të jenë në karantinë deri në një vendim tjetër, ndërsa në emisionin “Zyra e Ankesave” të RTV Dukagjinit u tha se hyrje-daljet janë bllokuar për në këtë fshat përveç atyre që kanë lejen e lëvizjes.

I ftoj të gjithë kontaktet e personit që të vetizolohen për dy javë dhe nëse kanë simptoma të telefonojnë në numrin 038 200 80 80,”– është shprehur kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Nga ana tjetër brenda 24 orëve të fundit klinika infektive e Kosovës ka treguar raportin për pacinetët që janë hospitalizuar dhe për gjendjen e tyre shëndetësore. Sipas njoftimit zyrtar, klinika ka bërë të ditur se është në pritje të rezultateve edhe për 11, raste teksa negative kanë rezultuar gjithësej shtatë raste. Katër infermieret e infektuara ndërkaq janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë ndërsa njëra ndodhet në shtëpi.

Raporti 24 orësh nga Klinika Infektive: Sipas raportit 24 orësh nga Klinika Infektive, në këtë klinikë ndodhen të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë. 43 raste me Covid-19, klinika është në pritje të rezultateve për 11 raste, kurse negative kanë rezultuar gjithsej 7 raste. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon: Nga 43 raste të infektuar me Covid -19, 36 janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Pacientja në kujdesin intensiv e pranuar me 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të infeksionit intrahospitalor.Katër infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë ndërsa njëra ndodhet në shtëpi.

Numri i të prekurve me këtë virus në Kosovë ka shkuar në 126, ndërsa 10 janë shëruar. Mes të infektuarve është edhe një foshnje 5 muajshe.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll