Aktualitet

Arrestohet 32-vjeçari nga Vlora, iu gjetën 45 doza kokaine në automjet

3 Prill 2020, 07:02 Nga DOSJA
Arrestohet 32-vjeçari nga Vlora, iu gjetën 45 doza kokaine në

VLORË– Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 32-vjeçari me inicialet M.B., është arrestuar në rrugën kryesore të Bulevardit “Ismail Qemali”, Vlorë.

Ai dyshohet se me anë të mjetit të tij shpërndane lëndë narkotike në lagjen “Isa Boletini”, dhe pas kontrollit të makinës, iu gjetën 45 doza kokaine. 32-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë Vlorë

Finalizohet operacioni antidrogë “Porcion”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë. Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë. Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë goditën një tjetër rast të shprëndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në lagjjen “Isa Boletini”, me automjetin e tij dyshohej se shpërndante lëndë narkoitke, specialistët kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Porcion”, në kuadër të të cilit, në rrugën kryesore të Bulevardit “Ismail Qemali”, Vlorë, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 32 vjeç, banues në Vlorë. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, Policia ka gjetur të fshehura 45 doza lëndë narkotike të dyshuara të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe një aparat celular. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjecari nga vlora vlore arrestohet 32 vjecari nga vlora vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2020, 05:30

Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit janë lejuar të futen në tokën shqiptare 133 shqiptarë, që ishin të bllokuar në pikat doganore, në Kapshticë dhe në Kakavijë. ...

Aktualitet 2 Prill 2020, 20:59

TIRANË- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka folur sot për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një lidhje direkte me emisionin ...