Aktualitet

Sekuestrohen armë zjarri dhe fishekë, arrestohen 3 persona në Berat, të dënuar më parë për vjedhje

3 Prill 2020, 07:24 Nga DOSJA
Sekuestrohen armë zjarri dhe fishekë, arrestohen 3 persona në

Berat- Policia e Beratit ka arrestuar 37-vjeçarin me inciale A. Gj, pasi për motive të dobta ka goditur me mjete të forta një person. Gjatë kontollit të banesës së 37-vjeçarit, policia ka gjetur dy armë zjarri automatike dhe 860 fishekë luftarak. Në prangat e Policisë ka rënë edhe A. Sh., 29 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe  R. A., 23 vjeç, për dhunë në familje.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Uznova”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me DVP-në.

Operacioni, për goditjen e armëmbajtjes pa leje, si dhe për parandalimin e vjedhjeve të banesave.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, të tre të dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohen dy armë zjarri, 860 fishekë luftarak, sende të vjedhura dhe një shumë parash.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, krahas angazhimit maksimal për zbatimin dhe monitorimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për garantimin e rendit e sigurisë, evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Në këtë kuadër, shërbimet e Komisariat të Policisë Berat, në bashkëpunim me DVP Berat, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Uznova”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Gj., 37 vjeç, dhe A. Sh., 29 vjeç, banues në Berat, të dy të dënuar më parë për vjedhje.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A. Gj., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri automatike dhe 860 fishekë luftarak.

Shtetasi A. Gj. ishte shpallur edhe në kërkim policor, pasi kishte goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin L. Z., 33 vjeç, banues në Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Po gjatë operacionit u bë kapja dhe arrestimi i në flagrancë i shtetasit R. A., 23 vjeç, banues në lagjen ‘’Uznovë’’, Berat, i dënuar më parë për dhunë në familje, si dhe është proceduar penalisht shtetasi E. K., 17 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit S. S., të cilat janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po këta dy persona janë edhe autorët e vjedhjes së 10.000 lekëve të reja, të cilat i kanë vjedhur në fugonin në pronësi të shtetasit E. A., në lagjen ‘’30 Vjetori’’, Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona në berat arrestohen 3 persona në berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2020, 05:30

Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit janë lejuar të futen në tokën shqiptare 133 shqiptarë, që ishin të bllokuar në pikat doganore, në Kapshticë dhe në Kakavijë. ...

Aktualitet 2 Prill 2020, 20:59

TIRANË- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka folur sot për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një lidhje direkte me emisionin ...