Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Komisioni i Venecias edhe pse nuk ka një raport final për çështjen e emërimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese, duket se ka krijuar opinionin se kush ka të drejtë në përplasjen Presidencë-Kuvend. Sipas burime të Dosja.al, bëhet me dije se në opinionin paraprak konstatohet se mënyra e veprimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është e dyshimtë dhe se ligji për ndryshimin e betimit tek Presidenti është antikushtetues.
Më tej po të njëjtat burime bëjnë me dije se Meta ka vepruar sipas Kushtetutës me emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk e ka shkelur atë. Po ashtu bëhet me dije sipas raportit paraprak të ‘Venecias’, Presidenti nuk mund të shkarkohet pasi kërkesa e Kuvendit nuk është e bazuar. Kuvendi dhe Presidenti Ilir Meta do të njihen në fundjavë me dokumentin e hartuar nga zyrtarët e Komisionit, të cilët pritet t’i japin zgjidhje debatit për Kushtetuesen mes Kreut të Shtetit dhe mazhorancës.
Nga ana tjetër sot Komisioni i Venecias u ka vendosur palëve disa afate para publikimit të opinionit. Sipas Komisionit të Venecias, mësohet se data 13 mars është afati për autoritetet që të dorëzojnë komentet e tyre përfundimtare për çështjen e emërimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Pas publikimit të disa pjesëve të këtij drafti ka ardhur një reagim nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili në një reagim shkroi se dokumenti ishte dërguar dhe deputetëve në Kuvend, por u ishte kërkuar nga ‘Venecia’ që të ruanit konfindencialitetin.
Po ashtu një reagim ka ardhur dhe nga Ambasada e SHBA, ku në një deklaratë për media u është kërkuar palëve që të dëgjojnë Komisionin e Venecias dhe të mos publikojnë pjesë nga raporti. Po ashtu SHBA, ka mirërpritur dhe deklaratën e Metës, që kërkoi sot hapjen e negociatave.
PËRPLASJA PËR KUSHTETUESEN
Prej shumë muajsh Gjykata Kushtetuese është futur në ngërç, për shkak të mënyrës së emërimit të një prej anëtarëve të saj. Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllafin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin. KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare.
Pas përplasjeve mes Presidentit dhe maxhorancës, kjo e fundit vendosi që këtë çështje ta shtonte në objektin e hetimit të Komisionit Parlamentar Hetimor për Presidendit dhe ta dërgonte në Komisionin e Venecias. Po ashtu, PS vendosi të ndryshojë dhe ligjin për betimin e gjyqtarëve e prokurorëve, duke shmangur procedurën e betimit tek Presidenti.
Meta këtë ligj e ka quajtur antikushtetues dhe e ka kthyer në Kuvend. Po ashtu Presidenti ka bërë një kallëzim penal për kreun e KED, Ardian Dvoranin, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn dhe dy zyrtarë të tjerë. Meta po ashtu ka nisur dhe një fushatë, kundër asaj që ai e quan “grushti i shtetit”, duke zhvilluar dhe një manifestim në 2 mars. Kreu i Shtetit ka publikuar disa dokumente kanë dalë nga zyrat e atyre që i quan rilindas dhe për të kanë shkelur Kushtetutën. Meta akuzon maxhorancën se kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese, ndërsa PS shprehet se Presidenti po shkel Kushtetutën.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi të zhvilluar gjatë ditës së sotme ka dalë me disa propozime të reja për Reformën Zgjedho...
TIRANË- Komisioni i Venecias u ka vendosur palëve disa afate para publikimit të opinionit. Sipas Komisionit të Venecias, mësohet se data 13 mars është afat...
HOLANDË- Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të veshë më “kostumin e dasmës” për hapjen e negociatave. Edhe pse kësaj radhe, të gjit...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së Damian Gjiknurit, i cili u shrpeh se sot se Lulzim Ba...
TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë me anë të një letre publike i ka kërkuar sot Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump-it, zgjidhjen e k...
TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi ka bërë sot një gafë të pafalshme. Teksa ka mbajtur sot një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Maliqi ka ngatërru...
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka reaguar pas propozimeve të reja të bëra nga Lulzim Basha në një takim me të r...
TIRANË- Deputeti i opozitës Kostaq Papa me fjalimin e tij është bërë njeriu më i komentuar në rrjet. Me gabime të shumta në të folur, me një gjuhë seksiste...
DURRËS– Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot Portin e Durrësit, ku deklaroi se duhet të rritet vigjilenca...