Infektohet me Covid-19 juristi i burgut të Rrogozhinës, vetëkarantinohet drejtori që udhëtoi me të, të dënuarit në pani
3 Prill 2020, 06:46Nga DOSJA
RROGOZHINË– Një jurist që punon në burgun e Rrogozhinës ka rezultuar pozitiv me koronavirus, duke futur kështu në panik të dënuarit që ndodhen në këtë institucion. Mësohet se juristi i prekur nga Covid-19, është rreth moshës 40 vjeç dhe banues në Tiranë. Ai udhëton nga Tirana në Rrogozhinë, ku edhe punon, dhe një njërën prej këtyre rrugëve ka pasur me vete edhe drejtorin e burgut të Rrogozhinës. Ky i fundit është vetëkarantinuar.
Ndërkohë, bëhet me dije se Bashkia e Rrogozhinës, një ditë më parë ka bërë dezinfektimin e zyrës së juristit që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ky është rasti i parë që konfirmohet me Covid-19 në burgje.
Ndërkohë në Shqipëri numri i persona të infektuar me Covid-19 ka shkuar në 277, 16 persona kanë humbur jetën ndërsa 85 janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se viktima e fundit është një 78-vjeçar nga Durrësi. I moshuari prej 3 ditësh ndodhej në intubim dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. Po kështu, harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës, 23 në Fier dhe 16 në Korçë. Mes të infektuarve janë edhe 8 fëmijë. Një ditë më parë, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se grupmosha më e prekur nga virusi është nga mosha 55 deri në 64-vjeç.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
COVID-19, çfarë dimë deri tani SHQIPËRI- Neglizhenca e dy familjeve në Shkodër ka sjellë dyfishimin e rasteve me koronavirus në këtë qytet. Situata ...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë bllokimin e shqiptarëve në kufin grek dhe...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka njoftuar se betejën me COVID-19 e kanë fituar edhe 9 pacientë të tjerë. “Lajm i mirë, 9 t...
Aktualitet 3 Prill 2020, 05:30
Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit janë lejuar të futen në tokën shqiptare 133 shqiptarë, që ishin të bllokuar në pikat doganore, në Kapshticë dhe në Kakavijë. ...
Aktualitet 2 Prill 2020, 20:59
TIRANË- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka folur sot për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një lidhje direkte me emisionin ...
TIRANË– Konfirmohen edhe 12 raste të reja me koronavirus në Shkodër. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se janë kryer gjithsej 15 teste, por 3 kanë dal...
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka komentuar, thirrjen e kryeministrit Rama, për mospagimin e qirave, gjatë krizës së shkaktuar nga COVID-19.Duke f...
SARANDË- Policia e Sarandës si në të gjithë Shqipërinë vijon kontrollet në qytet, për zbatimin e masave kufizuese që janë marrë për parandalimin e përhap...
TIRANË- Situata e krijuar rreth pandemisë së koronavirusit, ka bërë që edhe projektet bashkiake të ndërpriten përkohsisht. Në një përgjigje kundrejt akuzav...