Aktualitet

Shkodra alarmon autoritetet/ Dyfishohen brenda 24 orëve rastet e reja me COVID-19, 304 raste të reja… lajm i mirë: 89 të s

3 Prill 2020, 06:37 Nga DOSJA
Shkodra alarmon autoritetet/ Dyfishohen brenda 24 orëve rastet e reja me

COVID-19, çfarë dimë deri tani

SHQIPËRI- Neglizhenca e dy familjeve në Shkodër ka sjellë dyfishimin e rasteve me koronavirus në këtë qytet. Situata në rang vendi është përkeqësuar ditën e sotme, ku janë konfirmuar 27 raste të reja, që e çojnë bilancin total në 304 të infektuar. Sot ka pasur disa raste të pacientëve të shëruar, por një 75-vjeçar ka ndërruar jetë.

Në total në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 81 persona, 4 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Rasti i Shkodrës, ku i infektuar mes 12 personave është edhe një fëmijë 13 vjeç, ka risjellë apelin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ruajtur masat e distancimit social, duke theksuar evitimin e takimeve në familje dhe fis.  Harta e rasteve është zgjeruar, ku mbizotërojnë 146 raste në Tiranë, por raste të reja ka edhe në Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.  Ajo që është edhe më e rëndë për Shqipërinë është mosha e re e të infektuarve që sipas MSH është mesatarisht 50 vjeç.

 

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2020, 05:30

Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit janë lejuar të futen në tokën shqiptare 133 shqiptarë, që ishin të bllokuar në pikat doganore, në Kapshticë dhe në Kakavijë. ...

Aktualitet 2 Prill 2020, 20:59

TIRANË- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka folur sot për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një lidhje direkte me emisionin ...