Politike

Erjon Braçe reflekton për ditëlindjen e 48-të: Të demokratizojmë ekonominë. Këtë vend e bëjnë njerëzit e thjeshtë e

2 Prill 2020, 18:15 Nga DOSJA
Erjon Braçe reflekton për ditëlindjen e 48-të: Të

TIRANË- Zëvendës Kryeministri Erion Braçe feston sot ditëlindjen e tij të 48-të dhe me anë të një shkrimi në mediat sociale tregon reflektimin që ka bërë në këtë ditë. Braçe shkruan se gjatë vitit të fundit ka ndryshuar shumë, pas ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri.

Numri 2 i qeverisë shkruan se ka ardhur koha që të demokratizohet ekonomina, pasi num e bëjnë vendin të pasurit, por e bëjnë njerëzit e zakonshëm. Lidhur me situatën e rëndë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, Braçe thekson të pasurit që fitojnë pa hesap si koncesionarë e kontraktues po çojnë me dhunë në shtëpi punëtorët dhe nuk iu japin rrogat në mënyrë që ata t’i paguajë shteti.

REAGIMI I PLOTË

NE JETE, TRE GJERA JANE TE SIGURTA; LINDJA, VDEKJA, NDRYSHIMI! MES TYRE KA DATE LINDJE, RUTINE, NDRYSHIMI E THYEN ATE! Nga prilli ne kete prill, tre ngjarje-mes tyre dy termete, nje pandemi e nje gjasme analize, me shtyjne te mendoj forte #NDRYSHIMIN; ne fakt me kane ndryshuar. Per ideologji e shoqni-klientelizem ne fakt, na kane shtyre te besojme se kete vend e mbajne #TePasurit; Poor, #TePasurit thirren me te shpejte #SHTETIN ne rastin me te pare, nderkohe vendit po i dalin zot njerezit e zakonshem; Punetoret e shendetesise, punetoret e pastrimit, punetoret e sigurise, punetoret e bujqesise e ushqimit, shoferet e shitesit eeeej, postieret, kashieret ne banka, gazetaret!

#TePasurit, pjesa me e privilegjuar nder ta-ata qe nuk punojne por arketojne, fitojne pa hesap si kontraktues, koncesionare, zoterues aksionesh, pasurish e qiradhenes te tyre, perhere ankues se ka pune por nuk ka punetore per punet e tyre, tani po cojne me dhune ne shtepi punetoret, pa i paguar, tamam ata qe i kane bere te pasur; I shtyjne ne shkelje te ligjit tek pagesa e papunesise se shtetit, thjesht per te mos prekur fare luksin, fitimet e akumuluara shumefish edhe nga favore fiskale sic ai i #dividentit. Ne nje shoqeri te padrejte, te pabarabarte, ana me e dhunuar nga #pabarazia-punetoret, po i dalin zot njerezve ne nevoje, asaj cik ekonomie qe nuk ka ndalur, shtetit dhe sherbimeve te tij!

I jam pa fund mirenjohes! Pa fund! Por nuk mjafton; DUHET TE NDRYSHOJME PUNEN! Ta sigurojme si e drejte themelore e njeriut, te rinjve, ta mbrojme si te tille me ligj e sigurime, ta mirepaguajme ndershmerisht, jo me cmimin e evazionit-duke nisur nga dyshemeja me e larte e pages minimale, ta lehtesojme e diversifikojme ne te mire te produktivitetit! 5 muajt e fundit deshmuan se informaliteti eshte sic ne bashkine e Qelalit, evazioni si ne zonen #Mbi140milone te Rrenit, disa qindra milione euro. Pabarazia e ardhur nga keta dy faktore eshte me e ndyra. DUHET TE RIKTHEJME SHPEJTE PUNESIMIN E FORTE, ME TE ARDHURA TE SIGURTA, NE RRITJE PREJ DYSHEMESE MINIMALE, TEK SHTRESA ME E GODITUR NGA PABARAZIA, PUNETORET! Si? DUKE DEMOKRATIZUAR EKONOMINE!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike demokratizimi i ekonomise ditelindja e braces erion brace demokratizimi i ekonomise ditelindja e braces erion brace

Sondazh

Poll

Politike 2 Prill 2020, 16:09

TIRANË- Kryeministri Edi Rama treguar sot vendimin e radhës së qeverisë ku u shpreh se do të detyrojë të gjithë qiradhënësit që të mos paguajnë gjatë kohë ...