Politike

Masakra e 2-Prillit në Shkodër, Basha kujton Arben Brocin me shokë: U flijuan në altarin e lirisë

2 Prill 2020, 12:39 Nga DOSJA
Masakra e 2-Prillit në Shkodër, Basha kujton Arben Brocin me

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot masakrën e 2 prillit që ndodhi në Shkodër, në vitin 1991, ku u vranë katër të rinj. Në një status në Twitter, Basha shkruan se katër të rinjtë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku,  janë flijuar në altarin e lirisë dhe demokracisë.

Sot përulemi me nderim para kujtimit të Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës dhe Bujar Bishanakut, 4 të rinjve shkodranë që u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë. Sakrifica e tyre tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim. Lavdi përjetë dëshmorëve të 2 prillit!”, shkruan Basha.

Sot përulemi me nderim para kujtimit të Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës dhe Bujar Bishanakut, 4 të rinjve shkodranë që u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë. Sakrifica e tyre tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim. Lavdi përjetë dëshmorëve të 2 prillit! pic.twitter.com/OOXVRDJBLH

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) April 2, 2020

Ky 2 prill shënon 29-vjetorin nga ngjarja që shënoi një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend. Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë. prostesta solli katër viktima dhe dhjetëra të plagosur. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, që sot të shpallur martirë të demokracisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha masakra e 2 prillit 1991 lulzim basha masakra e 2 prillit 1991

Sondazh

Poll