Politike

Viktimat e koronavirusit i fusnin me vinç në kamion, Rama shpërndan pamjet rrëqethëse nga Amerika, shkruan vetëm: PA KOMEN

2 Prill 2020, 15:20 Nga DOSJA
Viktimat e koronavirusit i fusnin me vinç në kamion, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga Amerika, ku edhe duken viktimat e koronavirusit që ngarkohen me vinç në një kamion frigorifer.

Sipas kronikës së medias së huaj, vendosja e kufomave në kamion ka ardhur si pasojë e shtimit të numrit të viktimave në morg, shifër e cila ka kaluar 1 mijë të vdekur. Ndërkohë Rama ka shkruar vetëm: Pa koment!

Ndërsa rritet numri i viktimave në qytetin e Nju Jorkut për shkak të shpërthimit të covid-19, disa spitale kanë marrë masa të dëshpëruara për të përballuar dallgën e egër. Trupat e viktimave janë parë duke u ngarkuar në një kamion-frigorifer. Numri i të vdekurve tani i ka kaluar 1000të infektuar. Arsyeja e përdorimit të këtyre kamionëve ishte pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e viktimave në morg,”– thuhet në kronikë.

POSTIMI I RAMËS:

 

 

 

? PA KOMENT

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Kreu i qeverisë shpesh herë poston pamje nga vendet me të goditura nga koronavirusi duke i përdorur si sensibilizim për qytetarët shqiptarë që t’u binden masave të sigurisë të marra nga kabineti i tij. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne amerike koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne amerike koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll