Politike

Falja e qirave për biznesin e vogël e studentët, PD kundër Ramës: Çfarë shteti është ky? Kërkon me dhunë lekët e uji

2 Prill 2020, 13:59 Nga DOSJA
Falja e qirave për biznesin e vogël e studentët, PD kundër

TIRANË- Partia Demokratike me anë të kreut të Kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti, ka reaguar pas vendimit të fundit të qeverisë, që lehtëson nga pagesa e qirave të gjithë bizneset e vegjël dhe studentët.

Në një reagim në mediat sociale, Teliti shkruan se qeveria u thotë qytetarëve që të mos paguajën qiranë, por kërkon lekët për ujin dhe për drita.

Sipas tij ky Akt Normativ duhet të shoqërohet dhe me një vendim që qytetarqët të mos bëjnë pagesën për energjinë elektrike dhe ujin. “Qera mos paguani ama drita dhe uje po. Cfare shteti eshte ky? Kur vjen puna te faturat Rama thote me dhune do ti paguani se me duhen leket…ama qirate mos i paguani!”, shkruan Teliti.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se do të ndalohen pagesat e qerave për bizneseve të vogla, studentët dhe për të gjithë familjarët të regjistruar në punë, por që kanë ndaluar punën për shkak të masave të marra nga koronavirusi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorian teliti edi rama masat kunder covid 19 vendimi i qeverise dorian teliti edi rama masat kunder covid 19 vendimi i qeverise

Sondazh

Poll