PD i përgjigjet Ramës: U kërkon saktificë vetëm qytetarëve të zakonshëm, sakrifiko lekët e PPP-ve për oligarkët
2 Prill 2020, 17:36Nga DOSJA
TIRANË- Partia Demokratika ka reaguar sërish në lidhje me Aktin Normativ për ndalimin e pagesave të qirasë. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Ramës, i cili deklarata e PD i quajti “kundërvënie të verbër e një çete vulëhumburish”. Në përgjigjen e tij Bardhi shkruan se Rama u kërkon sakrificë vetëm të qytetarëve të zakonshëm dhe nuk kërkon asnjë sakrificë nga oligarkët.
REAGIMI I PLOTË
Edi Rama u kërkon saktificë vetëm qytetarëve të zakonshëm. Qytetarët nuk mund të mbajnë më gjatë barrën e taksës së korrupsionit që qeveritarët kanë futur në xhep. Taksa e korrupsionit i ka marrë peng dhe i detyron të mos anullojnë koncesionet dhe PPP. Në vend që të sulmojë opozitën që po qendron në krah të qytetarëve në nevojë: Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 120 milion euro që ka parashikuar të japë për 12 koncesione dhe jo bukën e mijëra familjeve shqiptare. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 40 milion euro që ka parashikuar për shpenzimet operative të Qeverisë dhe jo të lërë fëmijë pa bukë.
Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 100 milion euro tendera luksi e të panevojshme dhe jo të fusë në borxh shqiptarët me njëri tjetrin. Përgjegjësia e Qeverisë është që barrën e pamundësisë së mijëra qytetarëve të mos ua kalojë mijëra qytetarëve të tjerë, që janë po në kushtet e mbijetesës. Barra duhet t’u kalojë qeveritarëve të korruptuar dhe oligarkëve që hanë milionat e shqiptarëve! Anullo koncesionet dhe PPP! Lëri fjalët boshe në facebook!
Kryeministri Edi Rama sot tregoi se qeveria ka marrë një vendim për të lehtësuar të gjithë biznesin e vogël, studentët dhe familjarët që kanë humbur punën dhe janë me qera. Rama u shpreh në një reagim në Facebook, se gjatë kohës së luftës këto kategori nuk do paguajnë qiranë si një masë lehtësuese, por që është kundërshtuar nga shumë qiradhënëse, të u shprehën se kështu ata mund të falimentojnë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë një reagim të dytë në lidhje me vendimin e qeverisë për ndalimin e qirasë, për biznesin e vogël, studentët dhe familajrë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe njëherë për Aktin Nomrativ që falte qiratë për biznesin e vogël, studentët dhe familjarët që kanë humbnur pun...
PRISHTINË– Ish-ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli duket se mbylljen në karantinë po e kalon duke shijuar filmat më të fundit të kinemase. Së fund...
Politike 2 Prill 2020, 16:09
TIRANË- Kryeministri Edi Rama treguar sot vendimin e radhës së qeverisë ku u shpreh se do të detyrojë të gjithë qiradhënësit që të mos paguajnë gjatë kohë ...
TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se qënë i arrestuar në Itali vite më parë. M...
TIRANË- Partia Demokratike me anë të kreut të Kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti, ka reaguar pas vendimit të fundit të qeverisë, që lehtëson nga pag...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot masakrën e 2 prillit që ndodhi në Shkodër, në vitin 1991, ku u vranë katër të rinj. Në një status në Twit...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar transparencë nga qeveria në lidhje me tenderin 1.5 milionë eurosh që iu dha kompani...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka folur rreth situatës së koronavirusit në vend. Në një lidhje me Skype për Abc News me Juli Xhokax...