Politike

2 Prill 2020, 16:09 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama treguar sot vendimin e radhës së qeverisë ku u shpreh se do të detyrojë të gjithë qiradhënësit që të mos paguajnë gjatë kohë së luftës. Ky lajm u prit mirë nga ata që janë në objekte me qera si biznesi i vogël, studentët dhe familajrët, por ka hasur në kundërshtim të qiradhënësve.

Shumë prej tyre kanë shkruar në Dosja.al, por të tjerë kanë kërluar shpjegime nga Kryeministri Rama. Në komente kreu i qeverisë ka zbuluar se nuk do ketë falje të qerase, por vetëm shtyrje të pagesës, e cila do bëhet pas daljes nga lufta. Rama në komente është shprehur se qytetarët nëse nuk bien dakord me pronarit, të dalin nga shtëpia ose ta denoncojnë nëse nuk kanë kontratë.

Komenti: Nuk jane te drejta keto ,keto shtresa jane gjate gjithe jetes ne lufte per te jetuar tani jane ne lufte per te mbijetuar ,ata qe punojne ne te zeze punojne bebisiter neper familje punojne punetor llaci ku gjejne pune ,ata qe kane dhene me qira nje dyqan te vogel e kane mjete jetese ato pak te ardhura …ke te denoncojne populli veten e tij ….ka shites ambulant etjj …

Rama: Ti ke ndonje hall konkret xhan se keto te folurat ne pergjithesi jane llafe pa buke?! Kush punonte ne te zeze te beje denoncimin se ndryshe vjen edhe njeri llafi qe bie, qe thote kam punuar ne te zeze dua leke, nderkohe qe ka luajtur ne fejsbuk me internetin e paguar nga babai!

Rama: Denonco qeradhenesin ose pastaj ler banesen cfare te te them une!

Komenti: Po ne qe jemi me shpi me qera cfare do bejm nuk do paguajm qera e shtepis apo vetem bizneset nuk do paguajn qerat.

Rama: Lexoje prape se nuk i sqaroj dot te gjithe tek e tek, shqip e kam shkruar.

Komenti: Po qiradhenesit qe varen nga qirate qe marrin apo tu kerkojme qiramarreseve borxh ,nese ju nderhyni ne pronen time private atehere le te mos paguajme as dritat dhe as tatimet deri ne fund te luftes, seshte zgjidhje kjo hiqja njerit jipja tjetrit.. Shume qiradhenes mbeten ne rruge dhe pa prone …

Rama: Jo jo, ti nuk je ne piken e hallit qe te marresh borxh jo, prandaj ulu me qeramarresin e bej nje marreveshje qe te te paguaje me keste te arsyeshme pak e nga pak detyrimin kur te mbaroje lufta!

Rama: Prandaj nuk do dalesh nga banesa po do ta denoncosh ate qe t’i ka marre leket ne te zeze!

Kryeministri Edi Rama sot tregoi se qeveria ka marrë një vendim për të lehtësuar të gjithë biznesin e vogël, studentët dhe familjarët që kanë humbur punën dhe janë me qera. Rama u shpreh në një reagim në Facebook, se gjatë kohës së luftës këto kategori nuk do paguajnë qiranë si një masë lehtësuese, por që është kundërshtuar nga shumë qiradhënëse, të u shprehën se kështu ata mund të falimentojnë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama falja e qirave edi rama falja e qirave

Sondazh

Poll