Politike

Filmi turk po bën ‘namin’ në rrjet/ Përlotet edhe Behgjet Pacolli, e tregon pa komplekse: Është shumë i bukur për ata

2 Prill 2020, 16:32 Nga DOSJA
Filmi turk po bën ‘namin’ në rrjet/ Përlotet edhe

PRISHTINË– Ish-ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli duket se mbylljen në karantinë po e kalon duke shijuar filmat më të fundit të kinemase. Së fundmi, Pacolli ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale se ka parë filmin “Mrekullia në qelinë nr.7”.

Pa komplekse, Pacolli është shprehur se është përlotur nga filmi dhe ia sugjeron të gjithëve që ta shohin pasi jep një mesazh shumë të rëndëishëm: kurrë mos e humb shpresën.

 “Edhe unë, si shumica e njerëzve këtu, kam derdhur lot gjatë filmit. Është njerëzore. Filmi është shumë i bukur për ata që kanë ndjenja. Kur ne jemi të gjithë në shtëpi këto ditë, po kemi edhe kohë të lirë. Unë, përveç të tjerave, kam shikuar filmin turk “Mrekullia në qelinë e 7”, të cilën e rekomandoj shumë. Mesazhi është i bukur: Asnjëherë mos humb shpresën!,”-shkruan Pacolli.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike “mrekullia në qelinë nr.7” behgjet pacolli “mrekullia në qelinë nr.7” behgjet pacolli

Sondazh

Poll

Politike 2 Prill 2020, 16:09

TIRANË- Kryeministri Edi Rama treguar sot vendimin e radhës së qeverisë ku u shpreh se do të detyrojë të gjithë qiradhënësit që të mos paguajnë gjatë kohë ...