Politike

Të dy në ambulancë, përshëndesin mjekët me dorë, Rama poston FOTON: Nënë Sanija dhe gjysh Izedini u shëruan

2 Prill 2020, 18:04 Nga DOSJA
Të dy në ambulancë, përshëndesin mjekët me

TIRANË–  Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë foton e çiftit nga Korça, të cilët u shëruan nga koronavirusit. Të dy në të njëjtën ambulancë, të moshuarit përshëndesin me dorë mjekët, të lumtur që ia kanë ‘hedhur’ pandemisë.

“Lajm i mirë: nënë Sanija dhe gjysh Izedini, çifti i të moshuarve nga Korça, plot 78 dhe 79 vjeç, u shëruan,”-shkruan Rama. 

Dy të moshuarit nga Korça u infektuan nga mbesa e tyre, e cila së fundmi ishte rikthyer në Shqipëri. Pas disa ditëve trajtim në spitalin Infektiv ata ia kanë dalë që të mposhtin koronavirusin. 

Deri më tani numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277 me vetëm 18 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Numri i viktimave ka shkuar në 16, pasi ka vdekur dje në spitalin Infektiv një 76-vjeçar nga Durrësi. 9 persona janë shëruar, duke e çuar në 76 numrin e personave që fitojnë betejën me koronavirus. Sakaq, në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne korce koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit edi rama koronavirusi ne korce koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit

Sondazh

Poll

Politike 2 Prill 2020, 16:09

TIRANË- Kryeministri Edi Rama treguar sot vendimin e radhës së qeverisë ku u shpreh se do të detyrojë të gjithë qiradhënësit që të mos paguajnë gjatë kohë ...