Politike

Vendimi i qeverisë për qiratë, Rama: Në mbrëmje do të kem mundësinë t’ju shpjegoj edhe qeramarrësve hallexhinj

2 Prill 2020, 16:37 Nga DOSJA
Vendimi i qeverisë për qiratë, Rama: Në mbrëmje do

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe njëherë për Aktin Nomrativ që falte qiratë për biznesin e vogël, studentët dhe familjarët që kanë humbnur punën. Në një postim në Facebook, Rama shprehet se ende pa dalë vendimi i plotë është sulmuar nga PD dhe shton se nuk e kupton pse Zoti nuk u ushqen trurin.  Më tej kreu i qeverisë shprehet se të gjithë qytetarët do i sqarojë në mbrëmje dhe do tregojë se sa i drejtë është ky Akt Normativ.

REAGIMI I PLOTË

? Ndërkohë që kam publikuar parimin nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qerave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qeradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit! ? Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen më fare vajin e kandilit të trurit, po nuk kemi ç’bëjmë!

? Akti Normativ po bëhet gati, e meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e ?PINIONIT, do të kem mundësinë t’ju shpjegoj edhe qeramarrësve hallexhinj, edhe qeradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve që jetojnë me hallet përkatëse, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme (për të mos thënë kriminale) është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish pa din e pa iman, ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!

Kryeministri Edi Rama sot tregoi se qeveria ka marrë një vendim për të lehtësuar të gjithë biznesin e vogël, studentët dhe familjarët që kanë humbur punën dhe janë me qera. Rama u shpreh në një reagim në Facebook, se gjatë kohës së luftës këto kategori nuk do paguajnë qiranë si një masë lehtësuese, por që është kundërshtuar nga shumë qiradhënëse, të u shprehën se kështu ata mund të falimentojnë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama falja e qirave masat kunder covid 19 edi rama falja e qirave masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 2 Prill 2020, 16:09

TIRANË- Kryeministri Edi Rama treguar sot vendimin e radhës së qeverisë ku u shpreh se do të detyrojë të gjithë qiradhënësit që të mos paguajnë gjatë kohë ...