Bota

Dy viktima nga koronavirusi, Greqia numëron 53 viktima dhe 1514 të infektuar nga COVID-19

2 Prill 2020, 17:48 Nga DOSJA
Dy viktima nga koronavirusi, Greqia numëron 53 viktima dhe 1514 të

GREQI– Ditën e sotme Greqia ka raportuar edhe dy viktima të tjera nga koronavirusi duke e çuar në 53 numrin total të të vdekurve nga koronavirusi.

Ndërsa  mësohet se në 24 orët e fundit numri i të infektuarëve ka shkuar në 1514, ku mes tyre 61 persona që janë shërur dhe 91 pacientë  të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë qeveria ka marrë masa të ashpra për qytetarët të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për të ndihmuar në luftën kundër  COVID-19.

Në rang global  mbi 50 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa mbi 900 mijë të tjerë janë të infektuar.  Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4503 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi: ysterografonews

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll