Bota

30 raste të reja në Maqedoninë e Veriut, shkon në 384 numri i të infektuarëve nga COVID -19

2 Prill 2020, 17:29 Nga DOSJA
30 raste të reja në Maqedoninë e Veriut, shkon në 384 numri

MAQEDONIA E VERIUT– Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut janë shënuar edhe 30 raste të reja të personave me koronavirus duke e çuar numrin total të të sëmurëve në 384.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, ku përmes njoftimit zyrtar është mësuar se numri i përgjithshëm i rasteve të infektuara ka shkuar në 384.

Në 24 orët e fundit urealizuan 342 teste, mes të cilave 177 përmes Institutit të Shëndetit Publik, 20 përmes Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, 21 përmes Avicena, 24 përmes Biotek, 100 përmes Klinikës Zhan Mitrev.

Në rang global  mbi 50 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa mbi 900 mijë të tjerë janë të infektuar.  Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4503 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll