Bota

Ulen rastet në Kosovë, nga 58 teste vetëm një person rezulton me COVID-19

2 Prill 2020, 17:38 Nga DOSJA
Ulen rastet në Kosovë, nga 58 teste vetëm një person

KOSOVË– Ditën e sotme në Kosovë është konfirmuar vetëm 1 raste i ri me Covid- 19. Ky lajm i mirë ka rritur shpresën se koronavirusi në  vend po zhduket dita ditës.

Lajmi është bërë me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se  në 24 orët e fundit, janë zhvilluar 58 teste, ku mes tyre vetëm 1 person ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pacientja e infektuar banon në Prizren. Ndërkohë nuk është shënuar  asnjë vitkimë tjetër nga koronavirusi.

“NJË RAST I RI ME COVID-19!Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive. Pacientja është nga Korisha e Prizrenit. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.NA NDIHMONI PAK QË TË JU  DIHMOJMË SHUMË! TA PARANDALOJMË KËTË! QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN! PËR TË GJITHË QYTETARËT TANI ËSHTË I OBLIGUAR VETËIZOLIMI NË SHTËPI! KOSOVA ËSHTË NË KARANTINË GJEOGRAFIKE!”– thuhet në njoftimin zyrtar.

Në rang global  mbi 50 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa mbi 900 mijë të tjerë janë të infektuar.  Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4503 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll