Bota

Asnjë rast me Covid-19 në Korenë e Veriut/ Gjenerali i Koresë së Jugut: E pamundur, është në kufi me Kinën dhe Korenë

2 Prill 2020, 17:06 Nga DOSJA
Asnjë rast me Covid-19 në Korenë e Veriut/ Gjenerali i

KORE E JUGUT- Gjenerali i lartë amerikan në Korenë e Jugut Robert Abrams, ditën e sotme është shprehur se nuk e beson faktin se në Korenë e Veriut nuk ka asnjë rast të infektuar me koronavirus. Kjo pasi ajo është e kufizuar nga dy vendet më të prekuara nga sëmundja vdekjeprurëse, me Kinën dhe Korenë e Veriut.

Kjo është e pamundur bazuar në ato që kemi parë në botë. Për rreth 30 ditë në shkurt, në fillim të marsit, ushtria e tyre ishte mbyllur dhe ata morën masa të rrepta,”- tha Abrams, Komandanti i Forcave Amerikane në Kore (USFK).

Abrams tha që brenda ushtrisë së Koresë janë regjistruar 16 raste me Covid-19, por megjithatë ai thotë se gjendja nuk është e keqe, pasi janë marrë masa kufizuese.

“Ne kemi parë më të keqen, por tani nuk është koha për t’u ankuar,”– tha Abrams.

Ndërkohë në Korenë e Jugut deri më tani janë regjistruar 58.000 persona të infektuar me Covid-19.

Në rang global mbi 47 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa 936,204 të tjerë janë të infektuar. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbio 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4,032 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar.

Burimi;CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kore e veriut koronavirusi ne korene e jugut robert abrams kore e veriut koronavirusi ne korene e jugut robert abrams

Sondazh

Poll