Bota

Situatë e vështirë nga koronoavirusi/ Vuçiç tregon bisedën me Putin: Ndihma të rëndësishme po vijnë në Serbi

2 Prill 2020, 16:45 Nga DOSJA
Situatë e vështirë nga koronoavirusi/ Vuçiç tregon

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi  në rrjetet sociale ku ka njoftuar se  një ndihmë do të vijë për shtetin serb, duke qenë se tashmë vendi  është në situatë kritike për shkak të koronavirusit. Vuçiç theksoi se mes dy vendeve ekziston një miqësi duke mos i harruar as falenderimet.

“Bisedë shumë e mirë me presidentin rus Vladimir Putin. Miqësia u konfirmua dhe ndihma e rëndësishme do mbërrijnë në Serbi. Faleminderit Vladimir Putinit dhe popullit rus!”– ka shkruar presidenti i Serbisë, duke postuar edhe një foto me Putinin.

Kujtojmë se Aleksandër Vuçiç, disa javë më parë i kërkoi ndihmë Bashkimit Europian, por që nuk mori një përgjigje pozitive. Mesa duket Serbisë në mbështetje i ka dalë Rusia, e cila i ka ofruar ndihma mjekësore. Ndërkohë deri më tani në Serbi numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 1.171, ndërkoheku vetëm gjatë 24 orëve të  fundit janë regjistruar 111 raste të reja. Ndërsa bilanci i të vdekurve me COVID-19 në Serbi është rritur në 31.

Në rang global mbi 47 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa 936,204 të tjerë janë të infektuar. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbio 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4,032 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll