Bota

Trump dërgon anijet luftarake për të ndaluar trafikun e drogës në Karaibe: 15 mln dollarë për këdo që jep informacion p

2 Prill 2020, 12:10 Nga DOSJA
Trump dërgon anijet luftarake për të ndaluar trafikun e

SHBA– Ditën e sotme SHBA ka njoftuar se do të dërgojë anije luftarake në Karaibe, për të ndaluar trafikun e drogës. Këtë e ka bërë të ditur Presidenti Donald Trump, i cili është shprehur se nuk do të lejojë që të përfitohet nga situata e pandemisë së koronavirusit.

“Nuk mund të lejojmë kartelet e drogës që të shfrytëzojnë pandeminë e koronavirusit për të kërcënuar jetët e amerikanëve,”- ka thënë presidenti Donald Trump.

Këto lëvizje kanë ardhur pas një jave kur SHBA-ja ngriti akuzë për narko-terrorizëm ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Në akuzë thuhet se presidenti i Vezenuelës ka mbushur Amerikën me kokainë dhe se po e përdor drogën si një armë negative për shëndetin e amerikanëve.

Ndërkohë SHBA ka ofruar një çmim prej 15 milionë dollarësh për këdo që jep informacion për arrestimin e Maduros. Besohet se vendosja ushtarake amerikane në Karaibe do të përshkallëzojë më tej tensionet midis dy vendeve.

Uashingtoni ka akuzuar për një kohë të gjatë presidentin e Venezuelës se po udhëheq një regjim të korruptuar dhe brutal, një akuzë të cilën ai e ka hedhur poshtë vazhdimisht. SHBA mbështet liderin e opozitës Juan Guaidó, i cili u shpall veten president i përkohshëm vitin e kaluar.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump nicolas maduro shba donald trump nicolas maduro shba

Sondazh

Poll