Bota

“Lani duart”, nëse keni neglizhuar këtë rregull, ja nje shembull i përkryer nga orangotango (VD)

2 Prill 2020, 12:16 Nga DOSJA
“Lani duart”, nëse keni neglizhuar këtë rregull, ja

INDONEZI– Gjatë këtyre ditëve e gjithë bota është mbyllur në shtëpi dhe mes rregullave të forta një ndër to është edhe rregulli i shumë përmendur, LANI DUART.

Kjo në shumicën e  rasteve është zbatuar nga qytetarët në mënyrë që të mbrohen nga Covid-19 por s’ka qenë si rregull primar për shumë të tjerë. Nëse e keni neglizhuar larjen e duarve, në këtë video do të shikoni një mënyrë të mirë nga një orangotango sesi i lan duart.

Ne videon e realizuar në Indonezi shihet që një  orangotango është i përkushtuar të lajë mirë duart, për gati një minutë. Ky është një shembull mjaftë frymëzues për të gjithë ata që këto ditë refuzojnë të lajne duart, ne mbrojtje të shendetit te tyre.

Në rang global  mbi 47 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa 936,204 të tjerë janë të infektuar.  Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbio 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4,032 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne indonezi koronavirusi ne indonezi

Sondazh

Poll