Politike

“Shqipëri o vendi im”, artistët shqiptarë bëhen bashkë në një video, Rama: Vetëm me forcën e shpirtit do ja dalim

2 Prill 2020, 06:38 Nga DOSJA
“Shqipëri o vendi im”, artistët shqiptarë bëhen

TIRANË– Artistët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë vendosur që të bëjnë një dhuratë speciale për Shqipërinë që po kalon këtë periudhë të vështirë për shkak të Covid-19. Ka qenë kryeministri Edi Rama, ai që e ka publikuar videon e artistëve në profilin e tij në Facebook, dhe shkruan se kjo është një këngë që bashkon dhe artistës e bashkë me forcën e shqipirtit shqiptar do ta kalojmë.

“MIRËMËNGJES, me një këngë që bashkon dhe artistët të cilët bujarisht na kanë bërë këtë dhuratë shpirtërore, kaq të goditur në këtë kohë të mallkuar, të cilën vetëm me forcën e shpirtit shqiptar do ta kalojmë,”- shkruan Rama krah videos.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259. 15 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 76. Ndërkohë, harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artistet per shqiperine edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 artistet per shqiperine edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll