Bota

Mendoi se është shaka, kreu i Zjarrëfikëses në Gjermani i mbyll telefonin Kancelares Merkel

31 Mars 2020, 10:18 Nga DOSJA
Mendoi se është shaka, kreu i Zjarrëfikëses në Gjermani

GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë në telefon kreun e zjarrëfikëses për ta falenderuar për punën që po jep gjatë krizës së koronavirusit, por ai nga ana tjetër me edukatë e ka mbyllur telefonin.

Teksa ai ka besuar se bëhet fjalë për një shaka të njërës nga radiot lokale, që sipas tij ishte një lojë për t’u shndërruar në objekt humori, Musvik menjëherë ndërpreu telefonatën.

Por pasi ai i mbylli telefonin Kancelares Merkel, erdhi një thirrje tjetër në telefon, por këtë herë ishte një punonjës i zyrës së shtypit të Kancelares.

Në këtë moment punonjësja i kishte shpjeguar kreut të Zjarrfikëses në Komunën e Bergenit, se Merkel e kishte telefonuar për ta pyetur  personalisht dhe për ta falenderuar për punën që ai ka bërë.

Fakti që Merkel e mori në telefon, ishte pasi ajo kishte lexuar në media se një grup zjarrfikësish ishin izoluar vullnetarisht, në mënyrë që nëse ndihma e tyre të duhej, ata të ishin të gatshëm. Megjithatë ato i ishin nënshtruar testit të koronavirusit për të qenë më të sigurt.

Kreu i Zjarrfikëses, Musvik pasi kuptoi që nuk është një shaka, pranoi telefonatën dhe bisedoi vërtetë me Merkel.

Burimi: rtl.de

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel gjermani koronavirusi ne gjermani rügen andré musëiek angela merkel gjermani koronavirusi ne gjermani rügen andré musëiek

Sondazh

Poll