Bota

“Po abuzohet, të gjithë njerëzit janë në rrugë”, Eliza Hoxha ngre alarmin

30 Mars 2020, 19:37 Nga DOSJA
“Po abuzohet, të gjithë njerëzit janë në

KOSOVË-Artistja dhe politikania Eliza Hoxha ishte e ftuar në një lidhje direkte në “Vizioni i Pasdites”, për të folur se çfarë po ndodh në Kosovë në lidhje me covid-19. Deputetja e PDK-së e komentoi situatën si kaotike, mes politikës dhe qëndrimit të qytetarëve ndaj virusit.

Po abuzohet. Të gjithë njerëzit janë jashtë.Nuk i respektojnë sa duhet masat, qoftë dhe distancën sociale që duhet të mbajmë. Të jemi të gjithë të arsyeshëm për pasojat që po i shohim gjithandej. Mund të mos jemi si në Itali, apo Spanjë dhe Amerikë, por jemi vende të vogla. Ta shohësh në përpjestim me numrin e shtetasve në vendet tona, numri i të infektuarve nuk del aq i vogël.

E pyetur nga moderatorja Evi Reçi, mbi mënyrën se si ajo po e përballon karantinën, Hoxha tha se për të ka qenë një situatë sureale.

Ne i takojmë gjeneratës së luftës, por ka lufta e lufta. Ndonjëherë me armiq të dukshem, e disa të padukshëm. Më ka bërë të mendoj për konceptin e lirisë. Nuk e kemi vlersuar lirinë personale e fizike,mundësinë për të takuar njerëzit që duam sa herë kemi dëshirë. Reflektim mbi lirinë dhe vlerat njerëzore”,- përfundoi ajo.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni eliza hoxha koronavirusi ne kosove eliza hoxha koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll