Bota

‘Ujku mjegull do’/ Koronavirusi ‘paralizon’ botën, “skifterat” në Holandë vjedhin nga muzeu veprën e Vincent van

30 Mars 2020, 16:43 Nga DOSJA
‘Ujku mjegull do’/ Koronavirusi ‘paralizon’ botën,

HOLANDË– Pandemia e koronavirus ka prekur gjithë botën duke shkaktuar mijëra viktima, si pasojë e pandemisë dhe Holanda ka marrë masa mbrojtëse për të gjithë qytetarët e saj.

Por si duket ‘skifterët’ në Holandë kanë gjetur kohën e duhur për të bërë para, dhe kanë grabtur pikturën e Van Gogh në muzeun e Singer Laren, i cili ndodhet shumë pranë Amsterdamit.

Piktura “Lentetuin” e njohur ndryshe “Kopshti Pranveror” është krijuar në vitin 1884 nga mjeshtri holandez dhe ishte marrë me qira nga muzeu i Groninger.

Jam i tronditur dhe i mërzitur pa dyshim, por mbi të gjitha është e tmerrshme për të gjithë ne, sepse arti është atje për t’u parë dhe ndarë me të gjithë ne, për shoqërinë në tërësi, për të sjellë kënaqësi, për të sjellë frymëzim. Sidomos në këtë të vështirë koha, ” tha drejtori i muzeut Jan Rudolph de Lorm gjatë një konference për shtyp.

Deri më tani rreth 93 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Hollandë në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 864.

Burimi : CNN

(d.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota holande koronavirus piktura “lentetuin” vincent van gogh holande koronavirus piktura “lentetuin” vincent van gogh

Sondazh

Poll