Bota

Media amerikane në zi/ Humb jetën nga koronavirusi gazetarja Maria Mercader, vuante edhe nga kanceri

30 Mars 2020, 16:26 Nga DOSJA
Media amerikane në zi/ Humb jetën nga koronavirusi gazetarja Maria

AMERIKË– Gazetarja amerikane Maria Mercader, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. 54-vjeçarja, e cila njëkohësisht ishte edhe producente, ka pasur një karrierë të gjatë duke punuar për më shumë se 30 vjet për një nga mediat më të mëdha në New York, CBS.

Mercader ka ndjekur shumë evenimente ndërkombëtare duke përfshirë edhe vdekjen e princeshës Diana dhe ngjarjen e rëndë të 11 shtatorit. Lidhur me investigimet që ajo kishte bërë për mashtrimet në internet gazetarja ishte vlerësuar me çmimin “Emmy”.

Mësohet gjithashtu se përveç sëmundjes që i mori jetës, gazetarja vuante prej vitesh edhe nga kanceri.

Ndërkohë në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne amerike maria mercader koronavirusi ne amerike maria mercader

Sondazh

Poll