Vdesin 812 persona brenda 24 orëve, shkon në 11,591 numri i të vdekurve në Itali nga COVID-19
30 Mars 2020, 16:14Nga DOSJA
ITALI– Ditën e sotme në Itali janë shënuar 812 viktima nga koronavirusi duke e çuar 11,591 në total numrin e të vdekurve.
Pothuajse në dy javët e fundit Italia ka pas shifra tragjike të viktimave nga koronavirusi ku tashmë numërohen mbi 11 mijë të vdekur, por fatmirësisht nuk ka pasur rritje të rasteve të reja të të infektuarëve.
Ndërkohë sot në vend sërish është parë një rritje e numrit të të sëmurëve, ku vetëm brenda një dite janë regjistruar 1.648 raste të reja, duke e çuar në 101.739 numrin e të infektuarëve në gjithë territorin e Italisë.
Mes viktimave në Itali janë regjistruar afro 50 mjekë të vdekur nga koronavirusi, e mbi 1000 të tjerë mjekë e infermierë janë sëmurë.
Në rang global deri më tani kanë humbur jetën 36,206 persona, ndërkohë të prekur janë 752.288 të tjetë. Europa tashmë është shumë e prekur nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 11,591 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 7340 viktima. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Ndërsa në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima. COVID-19 është përhapur në Kosovës, ku janë prekur 94 persona dhe është shënuar edhe viktima e parë.
ANGLI– Britania e Madhe po ndjek shembullin e SHBA, me eksperimentin që do të bëhet në përpjekje për të kuruar personat e infektuar nga koronavirusi.Ky eksperim...
KOSOVË- Ministri në detyrë për Punët e Brendshme dhe Administratën Publike në Kosovës, Xhelal Sveçla ka depoziatuar sot në Prokurori një padi kundër...
SHBA- Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) ka aprovuar medikamentin anti-malarie për t’u përdorur tek pacientët që janë të infektuar me koronavirus...
SHBA – Facebook ditën e sotme premtoi 100 milion dollarë në financime dhe shpenzime për reklama për të mbështetur mediat, përfshirë botuesit lokalë në Shtetet ...
KANADA- Reperi i njohur Drake ka qenë gjithmonë i kufizuar në jetën e tij private. Mirëpo mesa duke ai ka vendosur ta thyej këtë rregull, pasi për herë të parë...
IZRAEL– Ditën e sotme kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të hyjë në karantinë sëbashku me stafin e tij, këshilltarët më të ngushtë.Lajmi është bërë me ...
SHBA – Pamje të tmerrshme janë shfaqur jashtë spitalit Brooklyn në New York, ku trupat e viktimave të koronavirusit janë ngarkuar për t’u larguar nga spitali në...
SHBA – Amerika tashmë është një nga vendet më të prekura nga Covid- 19 ku numri i vdekjeve ka shkuar në 2490 ndërsa të infektuar numërohen mbi 144 mijë. N...
ITALI– Lombardia është një prej rajoneve më të goditura në Itali nga koronavirusi, por ditën e sotme Presidenti i këtij rajoni Attilio Fontana, është shprehur...