Bota

PREKËSE/ Çifi nga Irlanda ndërron jetë nga koronavirusi, një ditë para se të vdisnin festuan 53- vjetorin e martesës

30 Mars 2020, 19:22 Nga DOSJA
PREKËSE/ Çifi nga Irlanda ndërron jetë nga koronavirusi,

IRNADË E VERIUT- Një çift nga Irlanda e Veriut, të martuar prej 53 vitesh kanë ndërruar jetë brenda disa orësh pasi janë të infektuar me koronavirus. Mësohet se  Christopher Vallely, 79 vjeç dhe gruaja e tij Isobel, 77 vjeç, kanë humbur jetën brenda të së njëjtës dhomë spitali.

Ishte Christopher ai që u shtrua në spital i pari pasi pati simptoma të koronavirusit, ndërkohë bashkëshortja e tij u shtrua të enjten e kaluar. Ata vdiqën një ditë pas përvjetorit të martesës së tyre, të cilin e festuan nën vuajtjet e sëmundjes. Të dy vuanin edhe nga sëmundje të tjera; ku Isobel kishte kaluar një infarkt, ndërsa Christopher ishte diagnostikuar me kancer të mushkërive.

“Ata ishin prindër të mahnitshëm. Dhe ata do të kishin bërë gjithçka për këdo. Ishin njerëz fantastikë dhe nuk meritonin të iknin në këtë mënyrë,”– tha vajza e tyre Fiona Vallely.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota christopher vallely isobel koronavirusi ne bote christopher vallely isobel koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll